Dy objekte te reja dhe "caffe free" për refugjatët në Preshevë
Lokale

Dy objekte te reja dhe "caffe free" për refugjatët në Preshevë

16.Feb.2016 10:45
0
Në Qendrën e pranimit në Preshevë sot do të hapen edhe dy pavijone familjare për akomodim të përkohshëm të rreth 350 refugjatëve, Këndi i fëmijëve për nënat me fëmijë dhe ambulanca e re medicinale me dy ordinanca, thuhet në një komunikatë të Qeverisë së Serbisë, njofton Titulli.com.

Gjithashtu në Qendrën e përkohshme të pranimit do të hapet edhe depoja e re me hapësirë 900 metra katrorë, hapësira e pararegjistrimit ku mund të qëndrojnë deri në 250 njerëz, hapësira për tharjen e rrobave, në të cilën mund të thahen rreth 1.000 batanije në ditë, vendi i pritjes së autobusëve për refugjatët, si dhe kafe bari i parë falas në Evropë, ku refugjatët do të mund të pinë kafe dhe çaj, thuhet gjithashtu në komunikatën e qeverisë.

Në hapjen e këtyre objekteve do të marrin pjesë ministri i punëve të brendshme në qeverinë e Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ministri i punës Aleksandar Vulin, ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Arne Sanes Bjornstad dhe koordinatorja e UNHCR-së për aktivitete në terren, Françeska Boneli.

Në komunikatë thuhet se në Qendrën e pranimit ka përfunduar faza e dytë e rekonstruimit dhe adaptimit të objektit, të cilën e ka financuar Ministria e punëve të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.

Së shpejti do të fillojë edhe faza e tretë, që do të financojë UNHCR, pas së cilës qendra do të mund të sigurojë akomodim të përkohshëm për 1.400 deri në 1.500 njerëz./Titulli.com/

Këpucëtari nga Tërnoci, në pension por punën e bën me pasion (video&foto)
Kryetari i Preshevës pranohet kundërligjshëm në Universitetin e Gjilanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration